Kalo te përmbajtja

Vëlla Igor Gusjevi

15 NËNTOR 2022 | PËRDITËSUAR MË: 17 NËNTOR 2022
RUSI

PËRDITËSIM—I VËNË GJOBË | Merr zemër nga qëndrueshmëria e të tjerëve

PËRDITËSIM—I VËNË GJOBË | Merr zemër nga qëndrueshmëria e të tjerëve

Më 17 nëntor 2022, Gjykata e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Krasnojarsk e shpalli fajtor vëlla Igor Gusjevin dhe e gjobiti me 600.000 rubla (9.907 dollarë).

Tabelë kronologjike

  1. 21 maj 2020

    Në fillim, autoritetet e marrin në pyetje në lidhje me çështjen e vëlla Vitali Suhovit

  2. 17 shkurt 2022

    Kundër Igorit ngrihet një çështje penale për organizim të veprimtarive të një organizate fetare të ndaluar

  3. 23 gusht 2022

    Fillon procesi penal

Të dhëna

Edhe ne marrim forcë nga guximi që tregojnë vëllezërit e motrat. Dhe, ‘ndërsa shohim me kujdes rezultatin e sjelljes së tyre’, nxitemi ‘të imitojmë besimin e tyre’.—Hebrenjve 13:7.