27 DHJETOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 27 MARS 2023
RUSI
PËRDITËSIM—I VENDOSIN GJOBË | «Kur të hasim sprova, Jehovai do të na bëjë të fortë»
Më 23 mars 2023 Gjykata e Qytetit të Apatitit në Rajonin e Murmanskut shpalli fajtor vëlla Denis Merkulovin dhe e gjobiti me 500.000 rubla (6.485 dollarë amerikanë).
Të dhëna
Marrim zemër kur dimë se, pavarësisht nga sprovat, miqësia me Jehovain dhe besimi tek Ai ‘do të na bëjnë të patundur dhe të fortë’.—1 Pjetrit 5:10.
Tabelë kronologjike
21 korrik 2021
Policia kontrollon 14 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Apatiti dhe në rrethinat e tij. Forca të FSB-së hyjnë me forcë në apartamentin e çiftit Merkulov dhe i arrestojnë për t’i marrë në pyetje. I lirojnë në orën 4 të mëngjesit të ditës tjetër
22 korrik 2021
Denisit i kërkojnë të shkojë sërish në hetuesi. E fusin në burg të përkohshëm
23 korrik 2021
E lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie
17 shtator 2021
E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
15 korrik 2022
E akuzojnë zyrtarisht se organizon aktivitetet e një organizate ekstremiste ngaqë «këndon këngë» dhe «i lutet Perëndisë Jehova»
20 shtator 2022
Nis procesi gjyqësor