25 NËNTOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Jehovai i jep zemër vëlla Jevgeni Korotunit
Më 16 maj 2022, Gjykata Rajonale e Tomskut hodhi poshtë apelimin e vëlla Jevgeni Korotunit. Ai është ende në burg.
Më 20 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Severskit në Rajonin e Tomskut e shpalli fajtor Jevgenin dhe e dënoi me 7 vjet burg. Dënimi i tij hyn në fuqi menjëherë.
Tabelë kronologjike
31 mars 2021
Nis procesi gjyqësor
7 shtator 2020
Pasi u paraqit në gjykatë, e arrestuan dhe e futën në një qendër paraburgimi
15 korrik 2020
E vënë në arrest shtëpie
14 korrik 2020
Oficerë të FSB-së kontrollojnë shtëpitë e gjashtë familjeve në Seversk që janë Dëshmitarë të Jehovait, ndër to edhe shtëpinë e familjes Korotun
13 korrik 2020
Ngrihet çështje penale kundër Jevgenit
2018–2019
Dy oficerë sekretë u hoqën sikur kishin interes për Biblën dhe regjistruan fshehurazi bisedat e tyre me Jevgenin që t’i përdornin si provë kundër tij
Të dhëna
S’kemi pikë dyshimi se Jehovai i qëndron pranë familjes Korotun dhe të gjithë atyre që i shërbejnë me besnikëri gjatë periudhave të vështira.—Romakëve 15:5.
a Meqë vëlla Korotuni aktualisht ndodhet në paraburgim, nuk ishte e mundur të kishim komente prej tij.