Kalo te përmbajtja

Rreshti lart (nga e majta): vëllezërit Aleksei Djadkini, Aleksei Goreli dhe Nikita Moisejevi

Rreshti poshtë (nga e majta): vëllezërit Vladimir Popovi, Jevgeni Razumovi dhe Oleg Shidlovski

24 MARS 2022
RUSI

PËRDITËSIM | Jehovai kujdeset për familjet e gjashtë vëllezërve që janë në paraburgim

PËRDITËSIM | Jehovai kujdeset për familjet e gjashtë vëllezërve që janë në paraburgim

Më 19 shtator 2022, Gjykata e Qytetit të Gukovos në Rostov-mbi-Don shpalli fajtorë vëllezërit Aleksei Djadkin, Aleksei Goreli, Nikita Moisejev, Vladimir Popov, Jevgeni Razumov dhe Oleg Shidlovski. Vëllezërit Goreli dhe Shidlovski u dënuan me 6 vite e gjysmë burg. Kurse vëllezërit Djadkin, Popov dhe Razumov u dënuan me nga 7 vjet burg. Dënimi i tyre filloi menjëherë.

Tabelë kronologjike

  1. 8 gusht 2020

    Oficerë të FSB-së kontrollojnë 17 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në 3 qytete, në Rajonin e Rostovit dhe në Kursk. Arrestojnë vëllezërit Goreli, Moisejev, Razumov dhe Shidlovski dhe, një ditë më pas, i transferojnë në një qendër paraburgimi. Vëllai Popov futet në listën federale të personave në kërkim

  2. 12 gusht 2020

    Oficerë të FSB-së arrestojnë vëllanë Popov. Dy ditë më vonë e fusin në paraburgim

  3. 21 gusht 2020

    Autoritetet thërrasin vëllanë Djadkin që ta marrin në pyetje dhe më pas e fusin në paraburgim

  4. 28 qershor 2021

    Një avokat takon 6 vëllezërit në qendrën e paraburgimit. Ata i tregojnë për kushtet e vështira, ndër to në qeli temperatura arrin në 40 gradë, muret janë plot myk dhe ka të burgosur të infektuar me COVID-19

  5. 21 korrik 2021

    Për shkak të problemeve me frymëmarrjen, vëllanë Popov e çojnë për trajtim mjekësor në një qendër tjetër paraburgimi. Më vonë e transferojnë në spital

  6. 30 shtator 2021

    Vëllai Popov kthehet në qendrën e paraburgimit pas më tepër se 2 muaj në spital

  7. 17 nëntor 2021

    Fillon procesi penal ku vendoset të zgjatet periudha e paraburgimit për të gjashtë vëllezërit

Të dhëna

Vazhdojmë t’i lutemi me zjarr Jehovait për këta vëllezër dhe për familjet e tyre. S’kemi fije dyshimi se Ai do t’u japë gjithë besimin dhe forcën që u nevojitet.—Romakëve 15:30.

a b c d e f Gjashtë vëllezërit janë në paraburgim, ndaj nuk ishte e mundur të kishim komentet e tyre.