20 DHJETOR 2021
RUSI
PËRDITËSIM | Katër vëllezër presin vendimin e gjykatës pas bastisjeve të paprecedenta në Territorin e Trans-Bajkalit
Më 20 shtator 2022, Gjykata e Territorit të Trans-Bajkalit hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Vladimir Jermolajev, Sergej Kiriljuk, Igor Mamalimov dhe Aleksandër Putincev. Vladimiri, Igori dhe Aleksandri vazhdojnë të mbeten në burg. Kurse Sergejit nuk i duhet të futet në burg për momentin.
Më 6 qershor 2022, Gjykata Qendrore e Krahinës së Çitës shpalli fajtorë Vladimirin, Sergejin, Igorin dhe Aleksandrin. Sergejin e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Kurse Vladimirin, Igorin dhe Aleksandrin i dënoi secilin me 6 vite e gjysmë burg. Dënimi i tyre hyn menjëherë në fuqi.
Tabelë kronologjike
16 mars 2021
Nisin seancat gjyqësore
2 shkurt 2021
Vladimiri, Sergeji, Igori dhe Aleksandri akuzohen për organizim të veprimtarive të një organizate të ndaluar
3 prill 2020
Vladimirit i hiqet arresti i shtëpisë
15 shkurt 2020
Sergeji lirohet pas 5 ditësh në arrest
12 shkurt 2020
Igorin dhe Aleksandrin i lirojnë, kurse Sergejin e mbajnë në arrest edhe për 72 orë të tjera. Vladimiri dënohet me 52 ditë arrest shtëpie
10 shkurt 2020
Forcat e FSB-së kontrollojnë 50 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Territorin e Trans-Bajkalit. Në këtë bastisje masive nuk u kursyen as shtëpitë e Dëshmitarëve të moshuar e invalidë. Në një familje, një Dëshmitar të mitur e rrahën në sy të nënës dhe të motrës më të vogël. Një vëlla e torturuan. Në fund të kontrolleve, arrestuan 10 vëllezër. Mes tyre edhe Igorin, Aleksandrin, Sergejin dhe Vladimirin
Të dhëna
Le të imitojmë edhe ne besimin e fortë të vëllezërve tanë të shtrenjtë, të cilët ashtu si Danieli dhe 3 shokët e tij, ‘kanë vendosur në zemër’ t’i qëndrojnë besnikë Jehovait, pavarësisht nga presioni i madh që po ushtrojnë autoritetet.—Danieli 1:8.