Kalo te përmbajtja

Rreshti sipër (nga e majta): vëllezërit Denis Antonovi, Aleksandër Shjevçuku, Aleksandër Koroljovi

Rreshti poshtë (nga e majta): vëlla Vladimir Atrjahini, vëlla Georgi Nikulini me të shoqen, Jelenën

16 DHJETOR 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Leximi i Biblës çdo ditë ndihmon pesë vëllezër dhe një motër t’i bëjnë ballë përndjekjes

PËRDITËSIM | Leximi i Biblës çdo ditë ndihmon pesë vëllezër dhe një motër t’i bëjnë ballë përndjekjes

Më 25 gusht 2022 Gjykata e Krahinës së Leninskit në Saransk shpalli fajtorë vëllezërit Denis Antonov, Vladimir Atrjahin, Aleksandër Koroljov, Aleksandër Shjevçuk, Georgi Nikulin dhe motrën Jelena Nikulini. Denisi, Aleksandër Koroljovi dhe Aleksandër Shjevçuku u dënuan secili me 2 vite burg. Georgi dhe Jelena u dënuan me 4 vite e 2 muaj burg, kurse Vladimiri me 6 vite burg. Dënimet hynë në fuqi menjëherë.

Tabelë kronologjike

  1. 11 qershor 2021

    Nis seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Krahinës së Leninskit në Saransk

  2. 2 prill 2021

    Jelenën e akuzojnë se merr pjesë në një organizatë ekstremiste dhe se rekruton edhe të tjerë

  3. 31 mars 2021

    Vladimirin e akuzojnë për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste

  4. 2 korrik 2019

    Aleksandër Shjevçukun dhe Georgin i lirojnë nga paraburgimi dhe i urdhërojnë të mos largohen nga zona

  5. 28 mars 2019

    Vladimirin e lirojnë nga paraburgimi dhe e urdhërojnë të mos largohet nga zona

  6. 8 shkurt 2019

    Aleksandër Shjevçukun, Vladimirin dhe Georgin i futin në një qendër paraburgimi

  7. 4 shkurt 2019

    FSB-ja ngre një çështje penale kundër pesë vëllezërve dhe Jelenës për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste

Të dhëna

Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’u tregojë dashuri besnike dhe besnikëri motrave e vëllezërve tanë të shtrenjtë që po hasin përndjekje në Rusi e që mbështeten me besim tek Ai.—Zanafilla 32:10.