Kalo te përmbajtja

Motër Tatjana Sushilnikovi

4 JANAR 2023 | PËRDITËSUAR MË 17 NËNTOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | E vendosur të ndihmojë të tjerët ndonëse vetë po has përndjekje

PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | E vendosur të ndihmojë të tjerët ndonëse vetë po has përndjekje

Më 15 nëntor 2023, Gjykata Krahinore e Kuznetskit në Novokuznetsk shpalli fajtore motër Tatjana Sushilnikovin dhe e dënoi me 4 vjet vënie në provë. Për momentin nuk i duhet të futet në burg.

Të dhëna

Ashtu si Tatjana, edhe ne marrim forcë nga shembulli ‘i resë së madhe të dëshmitarëve’, të cilët përballojnë përndjekjen me ndihmën e Jehovait.—Hebrenjve 12:1.

Tabelë kronologjike

  1. 8 qershor 2021

    Policë të armatosur të FSB-së bastisin 3 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Novokuznetsk. Tatjanën dhe të shoqin, Sergein, i marrin në pyetje për 3 orë

  2. 20 qershor 2022

    Ngrihet një çështje penale. E akuzojnë se bën biseda për fenë dhe merr pjesë në mbledhje

  3. 22 korrik 2022

    E akuzojnë zyrtarisht

  4. 27 shtator 2022

    Fillon procesi penal. Gjykatësi ia kthen çështjen prokurorisë për shkelje të procedurave

  5. 16 nëntor 2022

    Rifillon procesi penal