Kalo te përmbajtja

Motër Irina Buglaku

13 DHJETOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 13 QERSHOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | «Gëzimi im vjen nga miqësia e ngushtë me Jehovain»

PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | «Gëzimi im vjen nga miqësia e ngushtë me Jehovain»

Më 6 qershor 2023 Gjykata e Qytetit të Partizanskit në Territorin e Primorjes shpalli fajtore motrën Irina Buglaku dhe e dënoi me 2 vjet e gjysmë vënie në provë. Për momentin, asaj nuk i kërkohet të shkojë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 6 gusht 2021

    Çështja penale e Irinës rikthehet për gjykim në Gjykatën e Qytetit të Partizanskit

  2. 30 nëntor 2020

    Çështja e Irinës i rikthehet zyrës së prokurorit për mungesë provash

  3. 31 janar 2020

    E lirojnë nga arresti i shtëpisë pas 107 ditësh

  4. 16 tetor 2019

    Pasi kaloi 179 ditë pas hekurave, Irinën e lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  5. 20 prill 2019

    Në orën 3.00 të mëngjesit, policë të FSB-së kontrollojnë shtëpinë e Irinës. Autoritetet e akuzojnë për organizim dhe drejtim të mbledhjeve fetare. E transferuan në një qendër paraburgimi, ku ia zgjatën dënimin tri herë

  6. 19 prill 2019

    Tetë policë të FSB-së bastisin shtëpinë e motrës sonë 80-vjeçare, Neli Tarasjuku. Atje ndodheshin disa motra, ndër to edhe Irina me vajzën e saj, Natalinë. Gjatë bastisjes, Neli u sëmur dhe e dërguan në spital. Motrat e tjera i arrestuan dhe i morën në pyetje gjatë gjithë natës. Irinën e mbajtën në arrest

Të dhëna

Lutemi që Jehovai t’i japë përherë forcë Irinës, si edhe tërë motrave e vëllezërve të shtrenjtë në Rusi, që të vazhdojnë të përballojnë gjithçka me durim e gëzim.—Kolosianëve 1:11.