21 MARS 2024 | PËRDITËSUAR MË 12 PRILL 2024
RUSI
PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | «Jehovai nuk na lë asnjë çast»
Më 12 prill 2024, Gjykata Krahinore e Centralnëjit në Prokopjevsk, Rajoni i Kemerovos, shpalli fajtore motër Jelena Çjernihin dhe e dënoi me 3 vjet vënie në provë. Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
Marrim zemër nga dijenia se Jehovai «nuk ndryshon», por do të vazhdojë të na japë ‘çdo dhuratë të mirë dhe të përsosur’ për të na ndihmuar të qëndrojmë edhe përballë sprovave më të vështira.—Jakovi 1:17.
Tabelë kronologjike
12 korrik 2020
U kontrollojnë shtëpinë. Jelenën dhe Jurin i marrin në pyetje
25 maj 2023
Ngrihet çështja penale
15 gusht 2023
I vendosin kufizime për udhëtimet
9 tetor 2023
Fillon procesi penal