21 DHJETOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 24 JANAR 2024
RUSI
PËRDITËSIM—MOTRËN TONË E SHPALLIN FAJTORE | Shembujt e besnikërisë dhe lutja drejtuar mikut të saj më të shtrenjtë, Jehovait, i japin forcë motër Jelena Mençikovit
Më 23 janar 2024, Gjykata e Qytetit të Çerkeskut në Republikën e Karaçajevo-Sirkasianit shpalli fajtore motër Jelena Mençikovin dhe e dënoi me 4 vjet e 6 muaj vënie në provë. Për momentin asaj nuk i duhet të shkojë në burg.
Më 5 dhjetor 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Pestë anuloi vendimin e fajësisë së motrës Jelena Mençikovi. Çështja e saj do të shkojë për rishqyrtim.
Tabelë kronologjike
15 dhjetor 2021
Gjykata e Qytetit të Çerkeskut në Republikën e Karaçajevo-Sirkasianit e shpalli fajtore Jelenën dhe e dënoi me 5 vjet vënie në provë
9 qershor 2021
Nis procesi gjyqësor për çështjen e saj penale
9 mars 2021
Hetuesi ngriti një tjetër çështje penale kundër saj. Këtë radhë e akuzojnë për «krijimin e një plani kriminal» që të përfshijë të tjerë në aktivitetet e një organizate ekstremiste
10 shkurt 2021
Hetuesi e hodhi poshtë kërkesën e saj për ta mbyllur çështjen pasi ajo citoi shkrime nga Bibla për të shpjeguar arsyet e veprimeve të saj. Sipas hetuesit, pikërisht citimi i shkrimeve nga Bibla konfirmonte «natyrën kriminale» të këtyre veprimtarive
13 nëntor 2020
Hetuesi hapi një çështje penale kundër saj ngaqë këndonte këngë për Jehovain dhe i lutej Atij
12 nëntor 2020
Autoritetet kontrollojnë për herë të dytë shtëpinë e Jelenës
16 dhjetor 2019
Policë të FSB-së në Çerkesk kontrolluan shtëpitë e 10 familjeve Dëshmitarë të Jehovait, ndër to edhe shtëpinë e Jelenës
Të dhëna
Lutemi që Jehovai ta ngushëllojë e ta forcojë vazhdimisht Jelenën dhe të gjithë shërbëtorët e tij besnikë që po hasin sprova.—Psalmi 119:49, 50.