20 PRILL 2022
RUSI
PËRDITËSIM | Maksim Zavrazhnovi nuk e humb optimizmin
Më 30 maj 2022, Gjykata e Krahinës së Moskovskit në Nizhnji-Novgorod shpalli fajtor vëlla Maksim Zavrazhnovin dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk duhet të futet në burg.
Tabelë kronologjike
4 qershor 2019
Nisin hetimet për Maksimin
17 korrik 2019
Maksimi akuzohet për organizim të veprimtarive ekstremiste. E arrestojnë, e marrin në pyetje dhe e mbajnë në rajon atë natë
18 korrik 2019
Autoritetet e ndalojnë të përdorë telefonin ose internetin dhe nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia nga ora 9.00 e darkës deri në 9.00 të mëngjesit
3 shkurt 2020
I heqin kufizimet
26 shkurt 2020
I vendosin kufizime për udhëtimin
6 dhjetor 2021
Fillon procesi penal
Të dhëna
Ndërsa vëllezërit tanë të shtrenjtë në Rusi dhe në Krime po vazhdojnë të përndiqen, besimi ynë te Jehovai forcohet gjithnjë e më shumë. E dimë se atij nuk i shkon kurrë ndër mend t’i braktisë besnikët e tij.—Hebrenjve 13:5.