Kalo te përmbajtja

Vëlla Andrej Ledjakini

18 NËNTOR 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Miqësia me Jehovain dhe me bashkëbesimtarët e ndihmon vëlla Andrej Ledjakinin të qëndrojë i fortë

PËRDITËSIM | Miqësia me Jehovain dhe me bashkëbesimtarët e ndihmon vëlla Andrej Ledjakinin të qëndrojë i fortë

Më 26 prill 2022 Gjykata e Qytetit të Severskit në Rajonin e Tomskut shpalli fajtor vëlla Andrej Ledjakinin dhe e dënoi me 26 muaj burg. Atë e futën menjëherë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 12 korrik 2021

    Nis gjyqi

  2. 30 mars 2021

    E akuzojnë për pjesëmarrje në veprimtari ekstremiste

  3. 29 mars 2021

    I vendosin kufizime për udhëtimin

  4. 25 mars 2021

    Ngrihet një çështje penale kundër Andrejit. Si pasojë e pushojnë nga puna

  5. 14 korrik 2020

    Oficerë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) dhe dy policë arrestojnë Andrejin në vendin e punës. Më vonë i kontrollojnë shtëpinë për 12 orë

  6. Mars-prill 2020

    Një agjente e FSB-së hiqet sikur ka interes për Biblën dhe filmon fshehurazi bisedat e saj me Andrejin dhe me motra e vëllezër të tjerë

Të dhëna

Marrim zemër kur shohim, se pavarësisht nga vështirësitë që po has Andreji, Jehovai dhe miqtë ‘po e mbajnë në pëllëmbë të dorës’.—Psalmi 4:3.