Kalo te përmbajtja

12 MAJ 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Motër Svetlana Monisi humb apelimin

PËRDITËSIM | Motër Svetlana Monisi humb apelimin

Më 9 mars 2022, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë vendimin e gjykatës së mëparshme që e shpallte fajtore motër Svetlana Monisin. Tani çështja e saj do t’i kalojë Gjykatës së Krahinës së Birobidzhanskit në Rajonin Autonom Jude për t’u shqyrtuar sërish.

Më 12 maj 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë apelimin e motër Svetlanës. Ajo mori vendim në favor të prokurorisë, e cila kishte kërkuar ndryshimin e dënimit fillestar të motrës Svetlana nga gjoba prej 10.000 rublash (135 dollarësh amerikanë), në dy vite e gjysmë vënie në provë. Për momentin, ajo nuk duhet të shkojë në burg.