Kalo te përmbajtja

Motër Tatjana Sholneri

21 QERSHOR 2021
RUSI

PËRDITËSIM | Motër Tatjana Sholneri beson te Jehovai dhe ruan gëzimin nën sprova

PËRDITËSIM | Motër Tatjana Sholneri beson te Jehovai dhe ruan gëzimin nën sprova

Më 14 shtator 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Nëntë hodhi poshtë apelimin e dytë të motrës Tatjana Sholner. Për momentin asaj nuk i duhet të shkojë në burg.

Më 16 dhjetor 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë apelimin e Tatjanës.

Më 25 qershor 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude e shpalli fajtore Tatjanën dhe e dënoi me 30 muaj vënie në provë.

Të dhëna

Tatjana Sholneri

  • Lindur: 1993 (Birobidzhan)

  • Biografia: I ati i vdiq tragjikisht kur ajo ishte shumë e vogël, dhe të ëmës iu desh t’i rriste e vetme Tatjanën dhe vëllanë e saj. Punon në një farmaci. I pëlqen patinazhi në akull, të shëtitë me biçikletë dhe të luajë volejboll

    Për herë të parë filloi të interesohej për Biblën ndërsa studionte për rrobaqepësi në një shkollë teknike. I bënte përshtypje sjellja e një shoqeje klase që ishte Dëshmitare e Jehovait. Në vitin 2014, kur i vdiq kushëriri 12-vjeçar, gjeti ngushëllim te shpresa e ringjalljes. U pagëzua më 2017

Historiku i çështjes

Më 6 shkurt 2020, autoritetet ruse në Birobidzhan ngritën çështje penale kundër gjashtë Dëshmitareve, ndër to edhe kundër Tatjanës 27-vjeçare. Ajo dhe motrat e tjera përballen me akuzën si «ekstremiste» vetëm se praktikojnë fenë e tyre. Në Rajonin Autonom Jude janë ngritur gjithsej 19 çështje kundër Dëshmitarëve të Jehovait.

Tatjana është e bindur se Jehovai po e ndihmon gjatë kësaj sprove. Ajo shpjegon: «Kur filloi përndjekja, programi im besimforcues çaloi disi, ama nuk harrova kurrë të lexoja Biblën. I shprehja Jehovait të gjitha ndjenjat dhe shqetësimet e mia. I lutesha për frymë të shenjtë që të përballoja gjithçka dhe t’i qëndroja besnike deri në fund. I lutesha për guxim dhe mençuri, që ta mbroja pa frikë emrin e Perëndisë në gjykatë.»

Tatjana shton: «Siguria se Jehovai i mbështet dhe i mbron gjithmonë shërbëtorët e tij më ndihmoi të mos e humbja gëzimin. Jehovai po më mban fort me dorën e tij të djathtë të fuqishme. Kjo më ndihmon të mbështetem plot besim tek Ai dhe të ruaj qetësinë përballë sprovave.»—Isaia 41:10.

Ndërsa presim përfundimin e kësaj çështjeje, s’kemi fije dyshimi se Tatjana do të vazhdojë ‘të qëndrojë në shtrëngime’ me ndihmën e Jehovait.—Romakëve 12:12.