4 JANAR 2022
RUSI
PËRDITËSIM | Përgatitja dhe shpresa ndihmojnë vëlla Pjotër Krupnovin dhe bashkëshorten e tij, Majan
Më 9 mars 2022, Gjykata Rajonale e Penzës hodhi poshtë apelimin e vëlla Pjotër Krupnovit dhe bashkëshortes së tij, Majas. Për momentin nuk duhet të futen në burg.
Tabelë kronologjike
30 dhjetor 2021
Gjykata e Krahinës së Nikolskijt në Rajonin e Penzës e shpalli fajtor Pjotrin dhe gruan e tij, Majan, dhe i dënoi me 3 vjet vënie në provë
25 tetor 2021
Nis procesi penal
12 tetor 2021
Pjotri dhe Maja i shtohen listës së terroristëve dhe të ekstremistëve ngaqë diskutojnë me miqtë për materiale fetare
15 shtator 2021
Ngrihet çështje penale kundër Majas. Më vonë edhe Pjotrin e përfshijnë në çështje si të pandehur
11 tetor 2020
Oficerët e sigurimit kontrollojnë shtëpitë e 4 familjeve Dëshmitarë të Jehovait në Nikolsk, ndër to edhe shtëpinë e çiftit Krupnov
Të dhëna
Marrim zemër nga shembulli i Pjotrit dhe i Majas ndërsa ata vazhdojnë të patundur të shpresojnë e të mbështeten te Jehovai.—Hebrenjve 6:19.