8 DHJETOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 15 SHKURT 2023
RUSI
PËRDITËSIM—REDUKTOHEN GJOBAT | Të bindur se kanë Jehovain përkrah tyre
Më 13 shkurt 2023, Gjykata e Lartë e Republikës së Çuvashes ua uli gjobat motrave Nina Martinovi dhe Zoja Pavlovi nga 350.000 rubla (4.780 dollarë amerikanë) në 80.000 rubla (1.092 dollarë amerikanë). Ajo la të pandryshuara dënimet me vënie në provë për vëllezërit Andrej Martinov dhe Mihail Jermakov.
Më 22 dhjetor 2022, Gjykata e Krahinës së Alatirskit në Republikën e Çuvashes shpalli fajtorë Andrejin dhe gruan e tij, Ninën, Zojën dhe Mihailin. Ninën dhe Zojën i gjobiti me 350.000 rubla (4.780 dollarë amerikanë). Andrejin dhe Mihailin i dënoi secilin me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.
Të dhëna
Njësoj si motrat e vëllezërit tanë besnikë që qëndrojnë të palëkundur përballë përndjekjes, edhe ne mund të jemi «sypatrembur si luani» kur hasim sprova, të bindur se Jehovai na do dhe na qëndron pranë.—Proverbat 28:1.
Tabelë kronologjike
23 qershor 2021
Autoritetet kontrollojnë disa shtëpi në Alatir
28 tetor 2021
Nisin hetimet kundër Andrejit për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste. I vendosin kufizime për udhëtimet
25 prill 2022
Andrejin e akuzojnë zyrtarisht. Ninën e përfshijnë në të njëjtën çështje penale dhe e akuzojnë për pjesëmarrje në veprimtaritë e një organizate ekstremiste
26 prill 2022
Zojën e akuzojnë zyrtarisht për pjesëmarrje në veprimtaritë e një organizate ekstremiste dhe e përfshijnë në të njëjtën çështje
28 prill 2022
Mihailin e akuzojnë zyrtarisht për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste dhe e përfshijnë në të njëjtën çështje
31 gusht 2022
Nis procesi gjyqësor