17 TETOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 7 MARS 2024
RUSI
PËRDITËSIM—SHPALLEN FAJTORË | 13 Dëshmitarë në gjyq, në Magadan
Më 6 mars 2024, Gjykata e Qytetit të Magadanit në Rajonin e Magadanit shpalli fajtorë këta vëllezër e motra: Sergei Agadzhanovi, Ljubova Asatrjani, Galina Dergaçjovi, Ina Kardakovi, Irina Hvostovi, Galina Pjeçko, Konstantin Pjetrovi, Ivan Pujda, Viktor Revjakini, Mihail Solncevi, Oksana Solncevi, Sergei Jerkini dhe Jevgeni Zjablovi.
Sergei Agadzhanovin, Ljubovën, Galina Dergaçjovin, Inën, Irinën, Galina Pjeçkon, Viktorin, Mihailin dhe Oksanën i dënuan secilin me 3 vjet vënie në provë. Jevgenin e dënuan me 5 vjet vënie në provë. Konstantinin, Ivanin dhe Sergei Jerkinin i dënuan secilin me 7 vjet vënie në provë. Për momentin, asnjërit prej tyre nuk i kërkohet të futet në burg.
Tabelë kronologjike
30 maj 2018
Ngrihet një çështje penale kundër Ivanit, Konstantinit, Sergei Jerkinit dhe Jevgenit. I akuzojnë se organizojnë veprimtaritë e një organizate ekstremiste
1 qershor 2018
Të katër vëllezërit i futin në paraburgim
3 gusht 2018
Konstantinin e lirojnë nga paraburgimi dhe e lënë në arrest shtëpie
5 tetor 2018
Ivanin, Sergei Jerkinin dhe Jevgenin i lirojnë dhe i lënë në arrest shtëpie
20 mars 2019
Ngrihet një çështje penale kundër Sergei Agadzhanovit, Galina Dergaçjovit, Inës, Irinës, Ljubovës, Mihailit, Oksanës dhe Viktorit. Të gjithëve u vendosin kufizime për udhëtimin
27 mars 2019
Ivanin, Konstantinin, Sergei Jerkinin dhe Jevgenin i lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe u vendosin kufizime për udhëtimin
1 prill 2019
Çështjet penale kundër vëllezërve e motrave bashkohen në një të vetme
2 mars 2021
Galina Pjeçkos i vendosin kufizime për udhëtimin
5 mars 2021
Galina Pjeçkon e akuzojnë se merr pjesë në aktivitetet e një organizate ekstremiste. Çështjen e saj ia bashkëngjitin çështjes së 12 vëllezërve e motrave të tjerë
25 prill 2022
Nis procesi penal
Të dhëna
Marrim zemër tek shohim që vëllezërit e motrat nuk e humbin gëzimin, megjithëse ‘po i poshtërojnë për emrin e Krishtit ndërsa fryma e Perëndisë prehet mbi ta’.—1 Pjetrit 4:14.
a Nuk arritëm dot të merrnim komente nga vëllai Sergei Agadzhanov.