Kalo te përmbajtja

Nga e majta në të djathtë: motër Nadjezhda Koroboçko, vëlla Igor Kletkini dhe vëlla Nikolai Kononenko

1 PRILL 2024 | PËRDITËSUAR MË 30 KORRIK 2024
RUSI

PËRDITËSIM—SHPALLEN FAJTORË | «As e çoj nëpër mend të dorëzohem»

PËRDITËSIM—SHPALLEN FAJTORË | «As e çoj nëpër mend të dorëzohem»

Më 30 korrik 2024, Gjykata e Qytetit të Nikolajevskit-mbi-Amur në Territorin e Habarovskut, shpalli fajtorë vëllezërit Igor Kletkin, Nikolai Kononenko dhe motrën Nadjezhda Koroboçko. Igorin dhe Nikolain i dënoi secilin me 6 vjet vënie në provë, kurse Nadjezhdën me 5 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u kërkohet të futen në burg.

Të dhëna

Falënderojmë Jehovain për kujdesin e dashur dhe mbështetjen që siguron për të gjithë ata që besojnë tek ai dhe thonë: «Ti je Perëndia im.»—Psalmi 31:14.

Tabelë kronologjike

  1. 11 tetor 2021

    Igorit dhe Nadjezhdës u kontrollojnë shtëpitë. Igorin e futin në një burg të përkohshëm

  2. 12 tetor 2021

    Nadjezhdën e marrin në pyetje

  3. 13 tetor 2021

    Igorin e lirojnë nga burgu i përkohshëm

  4. 14 tetor 2021

    Igorit dhe Nadjezhdës u vendosin kufizime për udhëtimet

  5. 27 shtator 2022

    Nikolait i vendosin kufizime për udhëtimet

  6. 16 janar 2023

    Nis procesi penal