Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Marat Abdulgalimov, Arsen Abdullajev, Anton Dergaljev dhe motër Marija Karpova

20 GUSHT 2021 | PËRDITËSUAR MË 28 NËNTOR 2022
RUSI

PËRDITËSIM—SHPALLET VENDIMI | Tre vëllezër dhe një motër në Dagestan marrin ndihmë nga Jehovai gjatë përndjekjes

PËRDITËSIM—SHPALLET VENDIMI | Tre vëllezër dhe një motër në Dagestan marrin ndihmë nga Jehovai gjatë përndjekjes

Më 24 nëntor 2022, Gjykata e Krahinës së Kirovksit në Mahaçkalë dënoi vëllezërit Marat Abdulgalimovin, Arsen Abdullajevin dhe Anton Dergaljevin, si dhe motër Marija Karpovën. Ata u dënuan nga 6 deri në 6 vite e gjysmë vënie në provë, por nuk duhet të futen në burg në këtë moment.

Tabelë kronologjike

  1. 27 maj 2020

    Pas 362 ditësh, Maratin, Arsenin, Antonin dhe Marijan i transferuan nga qendra e paraburgimit në arrest shtëpie

  2. 4 qershor 2019

    Gjykata e Krahinës Sovjetike të Mahaçkalës i futi të katërt në një qendër paraburgimi

  3. 1 qershor 2019

    Oficerë të FSB-së, policisë sekrete të Rusisë, bastisën 13 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Dagestan

  4. 27 maj 2019

    Zyra e FSB-së në Dagestan ngriti një çështje penale kundër Maratit, Arsenit, Antonit dhe Marijas

Të dhëna

Jemi plotësisht të sigurt se Perëndia Jehova do të veprojë në përputhje me emrin e vet dhe do të bëhet gjithçka që nevojitet për të mbrojtur e për të ndihmuar shërbëtorët e tij.—Eksodi 3:14.