Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëlla Rustam Diarovi, vëlla Jevgeni Ivanovi e bashkëshortja e tij, Olga, dhe vëlla Sergej Klikunovi

21 TETOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 26 DHJETOR 2022
RUSI

PËRDITËSIM—U SHTOJNË MASAT E DËNIMIT | Ruajnë gëzimin pavarësisht nga burgosja dhe arresti i shtëpisë për një kohë të gjatë

PËRDITËSIM—U SHTOJNË MASAT E DËNIMIT | Ruajnë gëzimin pavarësisht nga burgosja dhe arresti i shtëpisë për një kohë të gjatë

Më 22 dhjetor 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Katërt shtoi masat e dënimit për vëllezërit Rustam Diarovi, Sergej Klikunovi, Jevgeni Ivanovi dhe gruan e tij, Olgën. Gjykatësi vendosi që pasi të mbarojnë dënimin me burg, nuk do t’u lejohet as të largohen nga Astrakani. Motra dhe vëllezërit tanë e ndoqën seancën nga qendrat e paraburgimit nëpërmjet videokonferencës.

Më 3 mars 2022, Gjykata e Krahinës së Astrakanit hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Rustam Diarovit dhe Sergej Klikunovit dhe të vëlla Jevgeni Ivanovit e të gruas së tij, Olgës. Ata të katër mbeten në burg.

Tabelë kronologjike

  1. Më 25 tetor 2021

    Gjykata e Krahinës së Trusovskit në Astrakan dënoi me tetë vite burg Rustamin, Jevgenin dhe Sergejin. Gruan e Jevgenit, Olgën, e dënuan me tri vite e gjashtë muaj burg. Tre vëllezërit ishin tashmë në burg. Kurse Olgën e çuan në burg menjëherë pas gjyqit.

  2. 11 qershor 2020

    Rustamin, Jevgenin dhe Sergejin i futin në një qendër paraburgimi. Olgën e mbajnë në arrest shtëpie

  3. 9 qershor 2020

    Mbi 100 policë bastisin shtëpitë e 27 familjeve Dëshmitarë të Jehovait në qytetin e Astrakanit. Rustamin, Jevgenin, Olgën dhe Sergejin i mbajnë në arrest

  4. 8 qershor 2020

    Ngrihet çështja penale kundër Rustamit, Jevgenit, Olgës dhe Sergejit. Vëllezërit i akuzojnë për organizim dhe financim të aktiviteteve ekstremiste. Olgën e akuzojnë për pjesëmarrje në aktivitete ekstremiste

Të dhëna

Marrim zemër kur shohim se Jehovai u qëndron gjithnjë pranë shërbëtorëve të tij besnikë që po hasin sprova.—Psalmi 139:5, 10.