Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Oleg Konshini, Sergej Maljanovi dhe motër Svetlana Maljanovi

28 NËNTOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 27 PRILL 2023
RUSI

PËRDITËSIM—U VENDOSIN GJOBA | Ruajnë qetësinë ngaqë mbështeten te Jehovai

PËRDITËSIM—U VENDOSIN GJOBA | Ruajnë qetësinë ngaqë mbështeten te Jehovai

Më 26 prill 2023 Gjykata e Krahinës së Leninskit në Nizhnji-Novgorod shpalli fajtorë vëllezërit Oleg Konshin, Sergej Maljanov dhe Roman Zhivolupov a, si dhe motrën Svetlana Maljanov, vajzën e Sergejit. Gjykata u vendosi gjoba që variojnë nga 450.000 rubla (5.494 dollarë amerikanë) në 700.000 rubla (8.546 dollarë amerikanë).

Të dhëna

Vëllezërit e motrat që mbeten besnikë pavarësisht nga përndjekja, janë provë e gjallë se ata që ‘shpresojnë te Jehovai, do të jenë guximtarë e me zemër të fortë’.—Psalmi 27:14.

Tabelë kronologjike

  1. 7 janar 2019

    Një gjykatës autorizon policinë të monitorojë telefonatat dhe komunikimet elektronike të Sergejit

  2. 16-17 korrik 2019

    Policia kontrollon shtëpitë e 31 familjeve të Dëshmitarëve të Jehovait në Nizhnji-Novgorod dhe në Rajonin e Nizhnji-Novgorodit. Olegun, Sergejin dhe Svetlanën i arrestojnë dhe i futin në një burg të përkohshëm. Kundër tyre ngrenë një çështje penale

  3. 18 korrik 2019

    Olegun, Sergejin dhe Svetlanën i lirojnë nga burgu i përkohshëm. Gjykata u vë kufizime dy vëllezërve që të mos largohen nga shtëpia në orare të caktuara, të mos komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të mos përdorin internetin

  4. 24 gusht 2021

    Romanin e akuzojnë për pjesëmarrje në aktivitete të një organizate ekstremiste dhe i vënë kufizime për udhëtimin

  5. 3 mars 2022

    Nis procesi penal

a b Gjatë kohës që u botua ky artikull, nuk kishim fotografi të vëlla Roman Zhivolupovit.