31 JANAR 2022 | PËRDITËSUAR MË 27 MARS 2023
RUSI
PËRDITËSIM—ULET DËNIMI | Motër Ludmilla Salikovi merr forcë e ngushëllim nga Jehovai
Më 23 mars 2023, Gjykata Rajonale e Çeljabinskut shpalli vendimin për apelimin e dytë të motrës Ludmilla Salikovi. Gjykata e reduktoi dënimin e saj nga 6 vjet vënie në provë në dy vite e gjysmë. Për momentin, ajo nuk duhet të shkojë në burg.
Më 17 mars 2022, Gjykata Rajonale e Çeljabinskut e hodhi poshtë apelimin e Ludmillës.
Më 20 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Snezhinskit në Rajonin e Çeljabinskut e shpalli fajtore Ludmillën dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë.
Tabelë kronologjike
Nëntor 2020
Policë në Snezhinsk kontrollojnë shtëpitë e katër familjeve Dëshmitarë të Jehovait, ndër këto edhe të Ludmillës. Policia ushtron kontroll edhe në vendin e saj të punës. Pas kësaj, motrën e detyrojnë të japë dorëheqjen
26 gusht 2021
Kundër Ludmillës ngrihet një çështje penale ku e akuzojnë për organizim të mbledhjeve të një organizate fetare të ndaluar dhe për importim literature të ndaluar
8 dhjetor 2021
Nis gjyqi penal
Të dhëna
Vëllezërit e motrat tanë në Rusi po vazhdojnë të marrin forcë e ngushëllim nga Jehovai. Perëndia ynë i dashur na ka dhënë fjalën se ‘do t’i sigurojë drejtësi jetimit dhe të dërrmuarit, që çdo vdekatar mbi faqen e dheut të mos u kallë më frikën’.—Psalmi 10:18.