15 NËNTOR 2023 | PËRDITËSUAR MË 13 MARS 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLAIT TONË I NDRYSHOJNË DËNIMIN | «Jam i vendosur të mbështetem te Jehovai»
Më 12 mars 2024, Gjykata Rajonale e Kemerovos ndryshoi dënimin për vëlla Pavel Brilkovin, pas një apelimi. Dënimi i mëparshëm me punë të detyruar u zëvendësua me dënimin me 2 vjet vënie në provë. Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.
Më 15 janar 2024, Gjykata Krahinore Qendrore e Prokopjevskit shpalli fajtor vëlla Pavel Brilkovin dhe e dënoi me 2 vjet e 10 muaj punë të detyruar. a Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
Edhe pse na trishton fakti që motrat e vëllezërit tanë të shtrenjtë po përndiqen, jemi të vendosur ‘të presim me durim Perëndinë e shpëtimit tonë’, teksa shohim plot besim drejt bekimeve të së ardhmes.—Mikea 7:7.
Tabelë kronologjike
10 nëntor 2021
U kontrollojnë shtëpinë. Pavelin dhe Verën i marrin në pyetje
30 maj 2022
Ngrihet çështja penale
16 mars 2023
I vendosin kufizime për udhëtimet
25 maj 2023
Fillon procesi penal
a Personit që dënohet me punë të detyruar, autoritetet i caktojnë një punë dhe i konfiskojnë 5 deri në 20 për qind të pagës. Nëse autoritetet gjykojnë se personi nuk po bashkëpunon ose nuk po pranon të punojë, mund ta fusin në burg.