4 PRILL 2024 | PËRDITËSUAR MË 9 PRILL 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | «Ajo çfarë ka vërtet rëndësi, është miqësia ime me Jehovain»
Më 8 prill 2024, Gjykata Krahinore e Avtozavodskit në Toliat, Rajoni i Samarës, shpalli fajtor vëllanë Aleksandër Dolganov dhe e dënoi me 3 vjet burg. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Të dhëna
Ashtu si Aleksandri, edhe për ne është e rëndësishme ta përdorim sa më mirë kohën në këto ‘ditë të liga’ që po jetojmë.—Efesianëve 5:15, 16.
Tabelë kronologjike
16 maj 2023
I kontrollojnë shtëpinë. E çojnë në një burg të përkohshëm
17 maj 2023
E lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie. Ia ndalojnë përdorimin e telefonit dhe të internetit
10 gusht 2023
E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
13 nëntor 2023
Fillon procesi penal