Kalo te përmbajtja

Vëlla Pavel Kazadajevi

24 NËNTOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 21 GUSHT 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | I vendosur t’i shërbejë me zell Jehovait pavarësisht nga përndjekja

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | I vendosur t’i shërbejë me zell Jehovait pavarësisht nga përndjekja

Më 18 gusht 2023, Gjykata e Territorit të Altait ndryshoi dënimin e vëlla Pavel Kazadajevit, nga dënim me vënie në provë në dënim me 3 vjet burg. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Më 29 maj 2023 Gjykata e Krahinës së Industrialnit në Barnol, Territori i Altait, shpalli fajtor vëllanë Pavel Kazadajev dhe e dënoi me 3 vjet vënie në provë. Për momentin atij nuk i kërkohet të futet në burg.

Të dhëna

Sa na forcohet besimi kur shohim se populli i Jehovait është aktiv dhe i gëzuar pavarësisht nga sprovat!—Mateu 5:11.

Tabelë kronologjike

  1. 11 maj 2021

    Nis çështja penale

  2. 27 maj 2021

    Si pjesë e një bastisjeje policore me emrin «Armagedon», forcat e sigurisë kontrollojnë apartamentin e Pavelit në Novokuznetsk dhe shtëpinë e të afërmve të tij në një zonë tjetër. Pavelin me të shoqen i çojnë për t’i marrë në pyetje në Barnol, një qytet 350 kilometra larg shtëpisë së tyre. Atë e akuzojnë se merr pjesë në veprimtaritë e një organizate ekstremiste dhe e futin në një burg të përkohshëm

  3. 28 maj 2021

    E lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe i vendosin kufizime për udhëtimin

  4. 12 gusht 2022

    Nis procesi penal