8 NËNTOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 22 JANAR 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | Lutja dhe leximi i Biblës i japin forcë Nikolait
Më 17 janar 2024, Gjykata e Qytetit të Majkopskit në Republikën e Adigejas shpalli fajtor vëlla Nikolai Saparovin dhe e dënoi me 6 vjet burg. Ai ka qenë në paraburgim që nga marsi i vitit 2022 dhe do të mbetet pas hekurave.
Tabelë kronologjike
22 mars 2022
Ngrihet një çështje penale
23 mars 2022
Nikolain e arrestojnë ndërsa është në aeroport me gruan dhe të bijën. Pasi e marrin në pyetje, autoritetet e akuzojnë për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste dhe e dërgojnë në një burg të përkohshëm. Më vonë i kontrollojnë shtëpinë
24 mars 2022
Nikolain e transferojnë në një qendër paraburgimi
19 maj 2022
Nis procesi penal
Të dhëna
Shembulli i familjes Saparov na kujton se Jehovai do t’i dëgjojë gjithmonë shërbëtorët e tij besnikë kur ‘ta thërrasin për ndihmë’.—Psalmi 119:147.
a Gjatë përgatitjes së këtij artikulli, vëllai Saparov ishte në paraburgim, ndaj e kishim të pamundur të merrnim komente prej tij.