Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksei Habarovi

1 SHTATOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 25 TETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | Vëlla Aleksei Habarovi merr guxim nga lutjet dhe nga leximi i Fjalës së Perëndisë

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | Vëlla Aleksei Habarovi merr guxim nga lutjet dhe nga leximi i Fjalës së Perëndisë

Më 20 tetor 2023, Gjykata Krahinore e Porhovskit në Rajonin e Pskovit shpalli fajtor vëlla Aleksei Habarovin dhe e dënoi me 2 vjet e gjysmë burg. Ky dënim erdhi pasi prokuroria apeloi vendimin e mëparshëm që e shpallte të pafajshëm vëllanë tonë. Kjo është hera e tretë që vëlla Habarovi përballet me gjyqin. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Më 27 qershor 2022, Gjykata Krahinore e Porhovskit në Rajonin e Pskovit shpalli të pafajshëm vëlla Aleksei Habarovin. Atë e shfajësuan nga të gjitha akuzat penale.

Tabelë kronologjike

  1. Më 26 nëntor 2021, Gjykata e Rajonit të Pskovit mori në shqyrtim apelimin e Alekseit. Çështja iu kthye përsëri gjykatës së mëparshme që të shqyrtohej nga një gjyqtar tjetër. Për momentin, vëlla Habarovi nuk duhet të futet në burg

  2. 7 shtator 2021

    Gjykata e Krahinës së Porhovskit në Rajonin e Pskovit shpalli fajtor Aleksein dhe e dënoi me 3 vite vënie në provë

  3. 29 tetor 2020

    Filloi procesi penal kundër Alekseit

  4. 28 gusht 2020

    Aleksein e akuzojnë zyrtarisht për «pjesëmarrje aktive në mbledhje fetare» ku besimtarët ‘flitnin për besimin e tyre, lexonin Biblën, diskutonin tema rreth Shkrimeve dhe këndonin këngë fetare’

  5. 7 shkurt 2020

    Aleksein e marrin në pyetje për herë të dytë. Gjatë marrjes në pyetje u zbulua se në vitin 2018 i kishin përgjuar dhe i kishin regjistruar telefonatat

  6. 31 janar 2020

    Aleksein e akuzojnë për krim

  7. 24 maj 2019

    Aleksei paraqiti një apelim me shkrim pranë Avokatit të Popullit për të Drejtat e Njeriut në Rajonin e Pskovit. Ai shpjegoi se nuk është kriminel, por thjesht një besimtar i ndershëm. Avokati i popullit e pranoi se Aleksei ka të drejtë të besojë dhe të praktikojë besimin e tij

  8. 3 prill 2019

    Policët i kontrolluan shtëpinë Alekseit, i konfiskuan gjëra personale dhe e morën në pyetje

Të dhëna

Ashtu si Aleksei, edhe ne jemi plotësisht të bindur se Jehovai i ndihmon gjithmonë besnikët e tij të jenë ‘guximtarë e me zemër të fortë’.—Psalmi 27:14.