1 NËNTOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 7 SHKURT 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E BURGOSIN | Vëlla Dimitri Barmakini ruan gëzimin pavarësisht nga përndjekja për një kohë të gjatë
Më 6 shkurt 2024, Gjykata e Territorit të Primorjes në Vladivostok mbajti në fuqi vendimin e mëparshëm për vëlla Dimitri Barmakinin, që e dënonte me 8 vjet burg. Vëllanë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Më 8 gusht 2023, Gjykata e Territorit të Primorjes pranoi apelimin e vëlla Dimitri Barmakinit dhe ia anuloi vendimin e fajësisë. Atë e liruan menjëherë nga burgu. Gjithsesi çështja iu kthye prokurorisë dhe tani do të gjykohet për herë të tretë.
Më 27 prill 2023, Gjykata Krahinore e Pervoreçenskit në Vladivostok, Territori i Primorjes, shpalli fajtor Dimitrin dhe e dënoi me 8 vite burg. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Më 8 prill 2022, Gjykata e Territorit të Primorjes e anuloi vendimin për shfajësimin e Dimitrit. Çështja e tij do t’i paraqitet gjykatës për rigjykim.
Tabelë kronologjike
Më 22 nëntor 2021, Gjykata Krahinore e Pervoreçenskit në Vladivostok në Territorin e Primorjes e shpalli të pafajshëm Dimitrin dhe e shfajësoi nga të gjitha akuzat. Kjo është hera e parë që një gjykatë ruse shpall të pafajshëm një Dëshmitar të Jehovait të cilin e kanë akuzuar në bazë të nenit 282.2(1) të Kodit Penal rus (që i referohet organizimit të veprimtarive të një organizate ekstremiste). Gjykata do të heqë kufizimet që i kanë vënë. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 3 dhjetor 2021, nëse prokuroria nuk e apelon vendimin
20 prill 2021
Rifillon çështja penale
18 dhjetor 2020
Çështja penale i rikthehet prokurorisë për mungesë provash. Gjithsesi, autoritetet nuk ia ndryshojnë Dimitrit kufizimet për aktivitetet e tij
18 tetor 2019
Pas 447 ditësh, Dimitrin e lirojnë nga burgu dhe i vendosin disa kufizime të rrepta për aktivitetet e tij. Gjykata ia ka zgjatur 10 herë dënimin me paraburgim
28 korrik 2018
Më 28 korrik 2018, në orën 7.00 të mëngjesit, një grup policësh të armatosur e të maskuar hynë me forcë në apartamentin ku ndodheshin Dimitri dhe Jelena. Ata ishin atje që të kujdeseshin për gjyshen 90-vjeçare të Jelenës. Dimitrin dhe Jelenën i kthyen në qytetin e tyre, Vladivostok, 177 kilometra larg. Dimitrin e arrestuan dhe e futën menjëherë në paraburgim
27 korrik 2018
Ngrihet çështja penale kundër vëlla Dimitri Barmakinit
Tetor 2017
Një grua 30-vjeçare që punon për Shërbimin e Sigurimit Federal (FSB) u hoq sikur kishte interes për Biblën. Ajo filmoi fshehurazi bisedat e saj me motra e vëllezër të ndryshëm
Të dhëna
Ndonëse hekurat e burgut mund ta ndajnë sërish Dimitrin nga Jelena, ky çift po lë një shembull inkurajues për të gjithë duke lejuar që ‘gëzimi i Jehovait të jetë kalaja e tyre’.—Nehemia 8:10.