18 MAJ 2022 | PËRDITËSUAR MË 12 MARS 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E DËNOJNË ME BURG | Inver Sijuhovi merr forcë
Më 7 mars 2024, Gjykata e Qytetit të Majkopit në Republikën e Adigejas shpalli fajtor vëlla Inver Sijuhovin dhe e dënoi me 6 vjet burg. Ai ndodhet në paraburgim që nga prilli i vitit 2021 dhe do të vazhdojë dënimin pas hekurave.
Tabelë kronologjike
15 prill 2021
E akuzojnë për krim se ka organizuar mbledhje duke përdorur mjete për videokonferenca
16 prill 2021
Autoritetet kontrollojnë shtëpinë e Inverit, si dhe shtëpitë e 4 Dëshmitarëve të tjerë të Jehovait. E marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm
17 prill 2021
E çojnë në paraburgim
15 gusht 2021
E transferojnë në një burg të sigurisë së lartë, 110 kilometra nga Majkopi
13 shtator 2021
Nis procesi penal
Të dhëna
Jemi të sigurt se vëllezërit e motrat e shtrenjtë rusë ‘do të vazhdojnë të marrin forcë nga Zotëria dhe nga fuqia e tij e madhe’.—Efesianëve 6:10.
a Ngaqë vëlla Sijuhovi është në burg në këtë moment, nuk mund të kishim komente prej tij.