1 JANAR 2024 | PËRDITËSUAR MË 9 GUSHT 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E GJOBITIN | ‘Jehovai nuk më ka braktisur kurrë’
Më 8 gusht 2024, Gjykata e Qytetit të Kurganit në Rajonin e Kurganit shpalli fajtor vëlla Anatolij Isakovin. Atë e gjobitën me 400.000 rubla (4.522 dollarë amerikanë). Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
E çmojmë jashtë mase vendosmërinë dhe besimin që tregon Anatoliji pavarësisht vështirësive. Veç kësaj, e vlerësojmë faktin se në çdo rrethanë që mund të hasim, mund të jemi të sigurt se Jehovai do të jetë për ne ‘shkëmbi i zemrës sonë’.—Psalmi 73:26.
Tabelë kronologjike
13 korrik 2021
Ngrihet një çështje penale
14 korrik 2021
I kontrollojnë shtëpinë. E futin në një burg të përkohshëm
15 korrik 2021
E transferojnë në një qendër paraburgimi
21 korrik 2021
Paraqitet apelimi pranë Departamentit të Shëndetësisë në Rajonin e Kurganit që Anatoliji të lirohet nga burgu, që të vazhdojë kimioterapinë
28 gusht 2021
Pas një kërkese të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, atë e lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
6 korrik 2023
Nis procesi penal