5 SHKURT 2024 | PËRDITËSUAR MË 9 TETOR 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E GJOBITIN | «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait»
Më 7 tetor 2024, Gjykata Krahinore e Shadrinskit në Rajonin e Kurganit shpalli fajtor vëlla Aleksandër Lubinin dhe e gjobiti me 500.000 rubla (5.180 dollarë amerikanë).
Të dhëna
S’kemi dyshim se, ashtu si Aleksandri, kur kemi Jehovain pranë, do të përballojmë me sukses çdo situatë, madje edhe kur jemi shumë të brengosur.—Isaia 38:14.
Tabelë kronologjike
13 korrik 2021
Ngrihet çështja penale
14 korrik 2021
Autoritetet kontrollojnë 8 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait. Aleksandrin e arrestojnë, e marrin në pyetje dhe e fusin në një burg të përkohshëm
16 korrik 2021
E transferojnë në një qendër paraburgimi
19 korrik 2021
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Aleksandrit, avokatët e tij apelojnë pranë gjykatës
28 gusht 2021
Pas një kërkese nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga aktivistë të të drejtave të njeriut, Aleksandrin e lirojnë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
14 korrik 2023
Fillon procesi penal
7 shtator 2023
Seanca gjyqësore shtyhet për shkak se Aleksandri shtrohet në spital