3 SHKURT 2022 | PËRDITËSUAR MË 20 KORRIK 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E LIROJNË NGA BURGU | Leximi i përditshëm i Biblës dhe meditimi e ndihmojnë vëlla Aleksej Ukhovin të besojë plotësisht te Jehovai
Më 18 korrik 2023, Gjykata e Territorit të Habarovskut ia ndryshoi dënimin vëlla Aleksej Ukhovit nga 6 vite e gjysmë burg në 6 vite e gjysmë vënie në provë. Aleksejin e liruan nga burgu pak pasi u shpall vendimi.
Më 24 mars 2023, Gjykata e Qytetit të Sovetsko-Gavanskit në Territorin e Habarovskut shpalli fajtor Aleksejin dhe e dënoi me 6 vite e gjysmë burg. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.
Tabelë kronologjike
22 tetor 2020
Agjentë të FSB-së kontrollojnë shtëpinë e familjes Ukhov. U konfiskojnë pajisje elektronike, usb, karta SIM, karta bankare, dokumente personale dhe botime të shtypura. Hetuesit e futin Aleksejin në një burg të përkohshëm
23 tetor 2020
Gjykata urdhëron që Aleksejin ta mbajnë në burg
9 korrik 2021
E lirojnë dhe e urdhërojnë të mos largohet nga zona e Komsomolskut-mbi-Amur, ku e kishin mbajtur në arrest
6 shtator 2021
Nis procesi penal
Të dhëna
Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë ta shpërblejë Aleksejin ngaqë ‘e lë veten në duart e Atij që gjykon me drejtësi’.—1 Pjetrit 2:23.