8 QERSHOR 2022
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E LIROJNË NGA BURGU | Marrin forcë nga bashkadhuruesit
Më 10 nëntor 2022, Gjykata Rajonale e Volgodës shpalli vendimin për apelimin e vëllezërve Juri Baranov dhe Nikolaj Stjepanov. Ajo la në fuqi vendimin e mëparshëm për Jurin, kurse dënimin me 4 vite burg të Nikolajit e ktheu në dënim me 4 vite vënie në provë. Nikolajin e liruan nga burgu menjëherë.
Më 5 shtator 2022 Gjykata e Qytetit të Vologdës shpalli fajtorë Jurin dhe Nikolajin. Juri u dënua me 4 vjet vënie në provë dhe nuk i duhet të shkojë në burg në këtë moment. Kurse Nikolaji u dënua me 4 vjet burg dhe e futën menjëherë në burg.
Tabelë kronologjike
19 dhjetor 2019
Forcat e sigurisë bastisin shtëpitë e gjashtë familjeve Dëshmitarësh të Jehovait në Vologdë. Jurin dhe Nikolajin i arrestojnë dhe i futin në burg të përkohshëm
20 dhjetor 2019
Jurin e lirojnë nga burgu dhe e kalojnë në arrest shtëpie
23 dhjetor 2019
Nikolajin e futin në një qendër paraburgimi
16 mars 2020
Jurin e lirojnë nga arresti i shtëpisë, por i lënë disa kufizime lidhur me komunikimin me personat e tjerë të përfshirë në çështjen e tij penale dhe me përdorimin e telefonit dhe të internetit
19 maj 2020
Jurit i heqin kufizimet
13 gusht 2020
Nikolajin e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie
25 shtator 2020
Nikolajin e lirojnë nga arresti i shtëpisë
7 mars 2022
Fillon procesi penal
Të dhëna
Na forcohet besimi kur shohim se vëllezërit tanë vazhdojnë të qëndrojnë besnikë pavarësisht nga përndjekja.—1 Selanikasve 3:7.