Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksandër Shutovi

12 SHTATOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 13 QERSHOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Aleksandër Shutovi vazhdon të mbështetet te Jehovai për drejtim

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Aleksandër Shutovi vazhdon të mbështetet te Jehovai për drejtim

Më 9 qershor 2023 Gjykata e Krahinës së Lazos në Territorin e Habarovskut shpalli fajtor vëllanë Aleksandër Shutov dhe e dënoi me 2 vjet e 5 muaj vënie në provë. Për momentin, atij nuk i kërkohet të futet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 26 korrik 2021

    Ngrihet çështja penale

  2. 30 korrik 2021

    Aleksandrit i kontrollojnë shtëpinë, e arrestojnë dhe e marrin në pyetje. Në fund e lënë të lirë, por i ndalojnë udhëtimet

  3. 3 gusht 2021

    E fusin në listën e ekstremistëve në Rusi

  4. 28 prill 2022

    Nis procesi penal

Të dhëna

Ndërsa përndjekja bëhet më e ashpër, le të forcojmë besimin tani dhe të jemi të vendosur ‘të kemi besim te dashuria besnike e Perëndisë në jetë të jetëve’.—Psalmi 52:8.