16 SHKURT 2023 | PËRDITËSUAR MË 21 SHTATOR 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «I çmoj më shumë gjërat që na siguron Jehovai»
Më 15 shtator 2023, Gjykata e Qytetit të Kavrovskit në Rajonin e Vladimirit shpalli fajtor vëlla Aleksej Kuprijanovin dhe e dënoi me 1 vit burg. Mirëpo, për shkak të kohës që ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie, dënimi i tij konsiderohet i përfunduar. Për momentin nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
Edhe ne jemi të vendosur të përfitojmë nga masat që siguron Jehovai, të cilat na ndihmojnë ‘të veshim armaturën e plotë, që të jemi në gjendje të qëndrojmë të patundur përballë intrigave të Djallit’.—Efesianëve 6:11.
Tabelë kronologjike
17 shkurt 2021
Autoritetet kontrollojnë 7 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait, ndër to edhe shtëpinë e familjes Kuprijanov. Marrin në pyetje 23 vëllezër e motra
28 qershor 2021
Kundër Aleksejit ngrenë një çështje penale. E akuzojnë se merr pjesë në aktivitetet e një organizate ekstremiste ngaqë ndjek mbledhjet
8 korrik 2021
I kontrollojnë shtëpinë për herë të dytë, e marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm
9 korrik 2021
E transferojnë në një qendër paraburgimi
19 nëntor 2021
E lirojnë nga paraburgimi dhe e futin në arrest shtëpie
21 qershor 2022
E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për lëvizjen dhe për aktivitete të tjera
4 tetor 2022
Nis procesi penal