Kalo te përmbajtja

Vëlla Valeri Vjaznikovi

11 KORRIK 2023 | PËRDITËSUAR MË 9 NËNTOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jehovai s’do të më braktisë kurrë»

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Jehovai s’do të më braktisë kurrë»

Më 7 nëntor 2023, Gjykata Krahinore e Pozharskit në Territorin e Primorjes shpalli fajtor vëlla Valeri Vjaznikovin dhe e dënoi me 2 vjet e 6 muaj vënie në provë. Për momentin, nuk i kërkohet të futet në burg.

Të dhëna

Nuk kemi pikë dyshimi se, ashtu si Valeri, nëse edhe ne vazhdojmë të marrim forcë nga leximi i Fjalës së Perëndisë, do të përballojmë me sukses çdo sprovë.—Hebrenjve 4:12.

Tabelë kronologjike

  1. 2018

    Hetuesit përgjojnë Dëshmitarët e Jehovait në qytetin e Luçegorskut. Një agjent i infiltruar shtiret si i interesuar për Biblën dhe regjistron fshehurazi bisedat me Dëshmitarë të ndryshëm në atë zonë

  2. 16 korrik 2021

    Kundër Valerit ngrihet një çështje penale. E akuzojnë se përpiqet të përfshijë edhe të tjerë në aktivitetet e një organizate të ndaluar

  3. 5 dhjetor 2022

    I vendosin kufizime për udhëtimet

  4. 9 shkurt 2023

    Fillon procesi penal