26 SHTATOR 2022 | PËRDITËSUAR MË 16 JANAR 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Miqësia e ngushtë me Jehovain e mund frikën
Më 12 janar 2023, Gjykata e Qytetit të Kizliskit në Republikën e Tuvës shpalli fajtor vëlla Anatoli Seninin dhe e dënoi me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk i duhet të futet në burg.
Tabelë kronologjike
28 janar 2021
Pasi i bastisin shtëpinë, e arrestojnë dhe e fusin në një burg të përkohshëm
30 janar 2021
E lirojnë nga burgu dhe e lënë në arrest shtëpie
27 mars 2021
E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimin
17 janar 2022
E akuzojnë se organizon veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait
6 prill 2022
Nis gjyqi penal
Të dhëna
Na ngushëllojnë fjalët që Jezui u tha dishepujve: «Mos lejoni që zemra juaj të trazohet a të mpaket nga frika.»—Gjoni 14:27.