1 SHKURT 2023 | PËRDITËSUAR MË 1 GUSHT 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | «Nuk ka nevojë të më ndryshojnë rrethanat»
Më 28 korrik 2023, Gjykata e Qytetit të Kovrovskit në Rajonin e Vladimirit e shpalli fajtor vëllanë Boris Simonenko dhe e dënoi me 2 vite e 7 muaj burg. Megjithatë, dënimi i tij konsiderohet tashmë i shlyer për shkak të kohës që ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie. Për momentin atij nuk i kërkohet të futet në burg.
Të dhëna
S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë t’u japë forcë e gëzim Borisit dhe familjes së tij ndërsa ruajnë një miqësi të ngushtë me Të.—1 Kronikave 16:27.
Tabelë kronologjike
8 shkurt 2021
Autoritetet përdorin telefonatat e përgjuara për të nisur hetimet kundër tij
17 shkurt 2021
I kontrollojnë shtëpinë. E marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm
18 shkurt 2021
Nis çështja penale. E akuzojnë se drejton mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait nëpërmjet internetit dhe e futin në paraburgim
13 korrik 2021
E nxjerrin nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie
17 shkurt 2022
E lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet
15 shtator 2022
Fillon procesi penal