9 MARS 2022 | PËRDITËSUAR MË 2 MAJ 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN TË PAFAJSHËM | Lutjet për bashkëbesimtarët i japin forcë vëlla Kirill Gushçinit
Më 2 maj 2024, Gjykata Krahinore e Majskijit në Republikën e Kabardino-Balkarisë e shpalli të pafajshëm vëlla Kirill Gushçinin dhe e liroi nga të gjitha akuzat.
Tabelë kronologjike
20 maj 2020
Policë të armatosur e të maskuar të FSB-së e rrethuan Kirillin kur ai po dilte nga shtëpia për në punë. I vunë prangat dhe e kthyen në apartamentin e tij. Atë dhe të shoqen, Svetlanën, i mbajtën mbyllur në një dhomë ndërsa i kontrollonin apartamentin. Një polic vendosi fshehurazi botime të ndaluara në dhomën e gjumit të çiftit dhe në një dhomë tjetër
26 prill 2021
Autoritetet ngritën një çështje penale kundër Kirillit duke u bazuar te dëshmia e një individi, i cili i kishte regjistruar fshehurazi mbledhjet. Hetuesi e akuzoi se kishte kënduar, ishte lutur, si edhe kishte folur me të tjerët për këshilla praktike të Biblës, si ajo që gjejmë te 1 Korintasve 13:8 që thotë: «Dashuria nuk shuhet kurrë.»
28 prill 2021
Autoritetet e akuzuan për krim Kirillin. Ata ngritën një çështje tjetër penale edhe kundër Svetlanës e katër motrave të tjera
19 maj 2021
Një nga policët e FSB-së të përfshirë në këtë çështje—i akuzuar më parë për falsifikim të provave kundër Dëshmitarëve të Jehovait—përballet me akuzën se ka kërcënuar dëshmitarët e çështjes. Kreu i Hetuesisë urdhëroi që çështja t’i kthehej prokurorisë për hetim të mëtejshëm
7 qershor 2021
Autoritetet e çuan çështjen pranë Gjykatës së Krahinës së Majskijit
Të dhëna
Njësoj si Kirilli, edhe ne jemi të bindur se Jehovai do të bëhet «një strehë e sigurt në kohë vuajtjesh» për të dhe për të gjithë vëllezërit e motrat që po hasin përndjekje në Rusi e Krime.—Psalmi 9:9, 10.