29 MARS 2023 | PËRDITËSUAR MË 18 PRILL 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT I BURGOSIN | Ndiejnë dorën e Jehovait në burg
Më 17 prill 2023 Gjykata Krahinore e Aktubinskit në Rajonin e Astrakanit shpalli fajtorë vëllezërit Rinat Kiramov, Sergei Koroljov dhe Sergei Kosjanenko dhe dënoi secilin me 7 vite burg. Të 3 vëllezërit janë në paraburgim që prej nëntorit 2021 dhe vazhdojnë të mbeten nën arrest.
Të dhëna
Ngushëllohemi kur dimë se Jehovai vazhdon të jetë strehë për shërbëtorët e tij besnikë, duke ‘i mbajtur me krahët e tij të përjetshëm’.—Ligji i përtërirë 33:27.
Tabelë kronologjike
9 nëntor 2021
Nis çështja penale. Autoritetet kontrollojnë 15 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Aktubinsk dhe Znaminsk, ndër to edhe shtëpitë e vëllezërve Kiramov, Koroljov dhe Kosjanenko
10 nëntor 2021
Arrestojnë Sergei Koroljovin
11 nëntor 2021
Arrestojnë Rinat Kiramovin dhe Sergei Kosjanenkon. Tre vëllezërit i fusin në paraburgim
14 nëntor 2022
Nis procesi penal