Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Vladimir Melnik, Vladimir Piskerjov dhe Artur Putincev

20 MAJ 2022 | PËRDITËSUAR MË 17 TETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT MARRIN DËNIME ME BURG | Tri familje qëndrojnë besnike me ndihmën e Jehovait

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT MARRIN DËNIME ME BURG | Tri familje qëndrojnë besnike me ndihmën e Jehovait

Më 13 tetor 2023, Gjykata e Krahinës së Sovjetskit në qytetin e Oriolit shpalli fajtorë vëllezërit Vladimir Melnik, Vladimir Piskerjov dhe Artur Putincev dhe e dënoi secilin me 6 vjet burg. Të tre vëllezërit kanë qenë në burg që nga dhjetori i vitit 2020 dhe do të vazhdojnë të vuajnë dënimin.

Tabelë kronologjike

  1. 8 dhjetor 2020

    Ngrihet një çështje penale kundër vëllezërve Melnik, Piskerjov dhe Putincev

  2. 9 dhjetor 2020

    Policët kontrollojnë shtëpitë e tetë familjeve Dëshmitarësh të Jehovait në Oriol, përfshirë shtëpitë e tre vëllezërve. Ata i çojnë në një burg të përkohshëm

  3. 11 dhjetor 2020

    Vëllezërit Melnik dhe Piskerjov i futin në një qendër paraburgimi

  4. 14 dhjetor 2020

    Vëlla Putincevin e futin në një qendër paraburgimi

  5. 19 janar 2021

    Autoritetet njoftohen që vëlla Piskerjovi ka disa emergjenca mjekësore, por i mohojnë kujdesin mjekësor dhe mjekimet

  6. 21 janar 2021

    Autoritetet e lejojnë vëlla Piskerjovin të marrë ilaçet që i solli gruaja, por përsëri i mohojnë kujdesin shëndetësor

  7. 24 qershor 2021

    Vëlla Piskerjovit i bëjnë analizat në spital dhe zbulojnë se kishte pësuar hemorragji cerebrale. Pavarësisht nga gjendja e tij shëndetësore, e rikthejnë në qendrën e paraburgimit

  8. 29 tetor 2021

    Vëllezërit i akuzojnë për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste

  9. 31 janar 2022

    Nis procesi penal

Të dhëna

Ndonëse këto familje janë përkohësisht të ndara, marrim zemër kur dimë se asgjë nuk i ndan dot nga kujdesi dhe mbrojtja e dashur e Jehovait.—Romakëve 8:38, 39.

a b c Meqë vëllezërit Melnik, Piskerjov dhe Putincev ndodheshin në paraburgim kur po shkruhej lajmi, nuk ishte e mundur të kishim komente prej tyre.