Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Aram Danieljan, Denis Kuzjanin, Sergei Polosenko dhe Nikolai Vasilijev

14 DHJETOR 2023 | PËRDITËSUAR MË 30 JANAR 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | «Besimi te Jehovai është sekreti»

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | «Besimi te Jehovai është sekreti»

Më 25 janar 2024, Gjykata Krahinore e Samarskit në Samarë shpalli fajtorë vëllezërit Aram Danieljan, Denis Kuzjanin, Sergei Polosenko dhe Nikolai Vasilijev dhe e dënoi secilin me 7 vjet burg. Ata i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Të dhëna

S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë t’i ngushëllojë zemrat e të gjithë atyre që po vuajnë për shkak të besimit dhe do t’i bëjë «të patundur për çdo vepër e fjalë të mirë».—2 Selanikasve 2:16, 17.

Tabelë kronologjike

  1. 14 dhjetor 2021

    Ngrihet çështja penale kundër Denisit, Nikolait dhe Sergeit

  2. 15 dhjetor 2021

    Denisit, Nikolait dhe Sergeit u kontrollojnë shtëpinë. I arrestojnë dhe i fusin në një burg të përkohshëm

  3. 16 dhjetor 2021

    Denisin, Nikolain dhe Sergein i transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 6 janar 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Aramit. E arrestojnë në aeroport

  5. 7 janar 2022

    Aramin e fusin në një qendër paraburgimi

  6. 12-14 dhjetor 2022

    Katër vëllezërit i lirojnë nga paraburgimi dhe u vendosin kufizime për udhëtimet

  7. 16 qershor 2023

    Fillon procesi penal