Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Vladimir Bukin, Mihail Burkov, Valeri Sleshçjev dhe Sergei Juferov

26 JANAR 2022 | PËRDITËSUAR MË 27 QERSHOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Falë ndihmës që u japin të tjerëve dhe besimit te Jehovai, vëllezërit në Tindë përballojnë sprovat

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Falë ndihmës që u japin të tjerëve dhe besimit te Jehovai, vëllezërit në Tindë përballojnë sprovat

Më 23 qershor 2023, Gjykata Krahinore e Tindinskit në Rajonin e Amurit shpalli fajtorë vëllezërit Vladimir Bukin, Mihail Burkov, Valeri Sleshçjev dhe Sergei Juferov. Mihailin e dënoi me 6 vjet e 2 muaj burg. Kurse Vladimirin, Valerin dhe Sergein i dënoi me 6 vjet e 4 muaj burg secilin. Katër vëllezërit i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Më 27 dhjetor 2022, Gjykata Rajonale e Amurit hodhi poshtë vendimin që i shpalli fajtorë Vladimirin, Mihailin, Valerin e Sergein dhe e ktheu çështjen për rigjykim. Vëllezërit i liruan nga burgu dhe po presin që të rigjykohet çështja e tyre. Megjithatë, ata e kanë të ndaluar të largohen nga rajoni.

Më 25 tetor 2022, Gjykata e Krahinës së Tindinskit në Rajonin e Amurit shpalli fajtorë Vladimirin, Mihailin, Valerin dhe Sergein. Vladimirin, Valerin dhe Sergein i dënuan me nga 6 vjet e gjysmë burg. Kurse Mihailin e dënuan me 6 vjet e 2 muaj burg. Të katër vëllezërit i arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit.

Tabelë kronologjike

  1. 17 nëntor 2019

    Policia kontrollon shtëpitë e 8 familjeve Dëshmitarë të Jehovait në zonë, ndër to edhe shtëpitë e 4 vëllezërve

  2. 18 nëntor 2019

    Hetuesit i akuzojnë 4 vëllezërit si ekstremistë. Ata nuk lejohen të lëvizin nga zona

  3. 26 korrik 2021

    Nis procesi penal

Të dhëna

S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë ‘t’u tregojë dashuri besnike’ vëllezërve tanë të shtrenjtë dhe të gjithë shërbëtorëve të tij besnikë.—Zanafilla 39:21.