10 SHKURT 2023 | PËRDITËSUAR MË 14 KORRIK 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Tre vëllezër në gjyq në një gjykatë të Moskës
Më 12 korrik 2023, Gjykata Krahinore e Savelovskit në Moskë shpalli fajtorë vëllezërit Roman Marejev, Anatoli Marunov dhe Sergei Tolokonikov. Romanin e dënuan me 4 vjet e gjysmë burg, Anatolin me 6 vjet e gjysmë burg, kurse Sergein me 5 vjet burg. Anatolin e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit, kurse Romani dhe Sergei ishin tashmë në arrest.
Të dhëna
Jemi mirënjohës që kemi shembuj të gjallë besimi, si Romani, Anatoli dhe Sergei. Dhe s’kemi fije dyshimi se pavarësisht nga situatat e vështira që mund të lindin, ‘nuk do të kemi frikë nga asnjë e keqe’, ngaqë e dimë se kemi përkrah Jehovain.—Psalmi 23:4.
Tabelë kronologjike
20 tetor 2021
Autoritetet kontrollojnë 8 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë. Kundër Romanit, Anatolit dhe Sergeit ngrenë çështje penale duke i akuzuar se organizojnë aktivitetet e një organizate ekstremiste dhe u mbushin mendjen të tjerëve që të bëhen pjesë e saj. Të tre vëllezërit i futin në një burg të përkohshëm
22 tetor 2021
Romanin dhe Sergein i çojnë në paraburgim, kurse Anatolin e lënë në arrest shtëpie
17 qershor 2022
Nis procesi penal
a Gjatë përgatitjes së këtij artikulli, vëllai Tolokonikov ishte në paraburgim, ndaj nuk patëm mundësi të kishim komente prej tij. Motër Pankovi ka mbajtur mbiemrin e vajzërisë pas martesës.