27 DHJETOR 2023 | PËRDITËSUAR MË 6 MARS 2024
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I BURGOSIN | Vëllezërit nuk shkurajohen, ndonëse u bë kohë që i mbajnë të burgosur a në arrest shtëpie
Më 5 mars 2024, Gjykata Krahinore e Oktiabërskit në Irkutsk shpalli fajtorë vëllezërit Nikolai Martinov, Sergei Kostejev, Jaroslav Kalin, Mihail Moish, Igor Popov, Denis Sarazhakov, Aleksei Solneçni, Andrei Tolmaçev dhe Sergei Vasilijev. Nikolain, Sergei Kostejevin, Jaroslavin, Mihailin, Aleksein dhe Andrein i dënoi secilin me 7 vjet burg. Igorin dhe Denisin i dënoi secilin me 6 vjet e 4 muaj burg. Kurse Sergei Vasilijevin e dënoi me 3 vjet burg. Atë e arrestuan menjëherë në sallën e gjyqit. Vëllezërit e tjerë ishin tashmë në paraburgim dhe do të vazhdojnë të kryejnë dënimin pas hekurave.
Të dhëna
Ndonëse përkohësisht të ndarë nga familjet e tyre, jemi të sigurt se asgjë nuk do t’i ndajë vëllezërit tanë të shtrenjtë nga dashuria e Perëndisë ngaqë qëndrojnë besnikë.—Romakëve 8:35-39.
Tabelë kronologjike
4 tetor 2021
Kontrollojnë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Rajonin e Irkutskut. Ngrihet një çështje penale kundër Nikolait, Sergei Kostejevit, Jaroslavit, Mihailit, Alekseit, Andreit dhe Sergei Vasilijevit. Të 7 vëllezërit i arrestojnë
5 tetor 2021
Jaroslavin, Mihailin dhe Aleksein i çojnë në një qendër paraburgimi
6 tetor 2021
Sergei Kostejevin, Nikolain dhe Andrein i çojnë në një qendër paraburgimi. Sergei Vasilijevin e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie
30 nëntor 2021
Kontrollojnë shtëpi të tjera. Denisin dhe Igorin i arrestojnë dhe i çojnë në Irkutsk, gati 1.500 kilometra larg
1 dhjetor 2021
Igorin e çojnë në një qendër paraburgimi
2 dhjetor 2021
Denisin e çojnë në një qendër paraburgimi
29 dhjetor 2022
Fillon procesi penal