Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Jevgeni Fedini, Artur Sevirinçiku dhe Timofej Zhukovi

26 KORRIK 2022 | PËRDITËSUAR MË 6 DHJETOR 2023
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Jehovai u jep forcë vëllezërve që të përballojnë burgosjen e padrejtë

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Jehovai u jep forcë vëllezërve që të përballojnë burgosjen e padrejtë

Më 5 dhjetor 2023, Gjykata e Qytetit të Surgutit në Zonën Autonome të Kantë-Mansinskit, Jugra, shpalli fajtorë 17 vëllezër dhe një motër. Ndër ta janë vëllezërit Jevgeni Fedini, Artur Sevirinçiku dhe Timofej Zhukovi. 17 vëllezërit morën dënime me vënie në provë që varionin nga 6 vjet e 3 muaj në 7 vjet. Ndërsa motra u dënua me 3 vjet e 3 muaj vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 15 shkurt 2019

    Policia kontrollon shumë shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Surgut dhe në qytetet aty pranë. Shtatë vëllezër thanë se i kanë torturuar gjatë marrjes në pyetje. Tre vëllezër i futën në paraburgim, ndër ta ishin edhe Jevgeni Fedini dhe Artur Sevirinçiku

  2. 7 mars 2019

    Një gjykatë apeli urdhëron që të lirojnë nga paraburgimi Arturin, i cili qëndroi 21 ditë atje

  3. 11 prill 2019

    Jevgenin e lirojnë nga paraburgimi pas gati dy muajsh. Gjykata i vendos kufizime për udhëtimin, komunikimin dhe përdorimin e internetit

  4. 16 janar 2020

    Një gjykatës urdhëron që vëlla Timofej Zhukovi të shtrohet në një spital psikiatrik për t’iu nënshtruar një kontrolli. Arsyeja që nxorën hetuesit për këtë, ishte se Timofeji kishte refuzuar t’u përgjigjej gjatë marrjeve në pyetje, një e drejtë që mbrohet nga neni 51 i Kushtetutës së Federatës Ruse. Më pas, Timofeji e apeloi vendimin

  5. 5 shkurt 2020

    Policia e arreston Timofejin kur ai po largohej nga gjykata. Edhe pse apelimi i tij ndaj vendimit të gjykatës ishte pezull, disa policë e shoqëruan rreth 1.200 kilometra për në një spital psikiatrik në Jekaterinburg, ku e mbajtën për 14 ditë

  6. 5 mars 2020

    Një gjykatë apeli vendos se mbajtja e tij me forcë në spital ishte e paligjshme

  7. 19 tetor 2021

    Gjykata e apelit urdhëron që Timofeji të dëmshpërblehet për mbajtjen e paligjshme

  8. 12 nëntor 2021

    Gjatë një seance dëgjimore, avokatët mbrojtës paraqesin prova të veprimeve të paligjshme dhe çnjerëzore nga ana e autoriteteve, si torturat, falsifikimi i provave dhe përdorimi i ekspertëve të anshëm. Të pandehurit i kërkojnë gjykatës që çështja t’i kthehet prokurorisë

  9. 15 nëntor 2021

    Gjykatësi pranon se për disa pjesë të hetimit ishte shkelur ligji, por nuk pranon t’ia kthejë çështjen prokurorisë

Të dhëna

S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë Jevgenit, Arturit, Timofejit dhe të gjithë vëllezërve e motrave që ‘i kanë sytë te gjërat që nuk shihen’, ndërsa përballojnë përndjekje.—2 Korintasve 4:17, 18.