24 JANAR 2022 | PËRDITËSUAR MË 29 DHJETOR 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Përndjekja nuk i pengon dot bekimet për vëllezërit Aleksandër Polozov dhe Stjepan Shjevjeljev
Më 29 dhjetor 2023, Gjykata e Qytetit të Norilskit në Territorin e Krasnojarskut shpalli fajtorë vëllezërit Aleksandër Polozov dhe Stjepan Shjevjeljev. Secili u dënua me 6 vjet vënie në provë. Për momentin nuk u duhet të futen në burg.
Tabelë kronologjike
20 tetor 2019
Forcat speciale rrethojnë një zonë kampingu në qytetin e Norilskit. Ndalohen më tepër se 50 Dëshmitarë
26 tetor 2019
Aleksandrin e arrestojnë dhe e fusin në paraburgim
21 janar 2020
Aleksandrin e lirojnë pas afro 3 muajsh në paraburgim
19 shkurt 2020
Aleksandrin e fusin në listën e ekstremistëve dhe i bllokojnë llogaritë bankare
6 maj 2021
Stjepanin e akuzojnë për «konspiracion kriminal» në bashkëpunim me Aleksandrin. «Krimi» i Stjepanit ishte lutja dhe predikimi
Të dhëna
Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë vëllezërit tanë të dashur që me besnikëri ‘po vazhdojnë të ndjekin’ drejtësinë, pavarësisht nga përndjekja.—Gjykatësit 8:4.