Kalo te përmbajtja

Rreshti lart, nga e majta: vëllezërit Nikolai Diktjar dhe Andrei Ljakov

Rreshti poshtë, nga e majta: vëllezërit Juri Ponomarenko dhe Oleg Sergejev

29 MAJ 2023 | PËRDITËSUAR MË 3 MAJ 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Parimet nga Bibla ndihmojnë vëllezërit të përballojnë përndjekjen

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Parimet nga Bibla ndihmojnë vëllezërit të përballojnë përndjekjen

Më 2 maj 2024, Gjykata Krahinore e Pozharskit në Territorin e Primorjes shpalli fajtorë vëllezërit Nikolai Diktjar, Andrei Ljakov, Juri Ponomarenko dhe Oleg Sergejev. Ajo i dënoi me vënie në provë, respektivisht me 2 vjet e 6 muaj, 2 vjet e 8 muaj, 6 vjet e 6 muaj dhe 6 vjet e 4 muaj. Për momentin, vëllezërve nuk u duhet të futen në burg.

Të dhëna

E dimë se, ashtu si Andrei, Nikolai, Olegu dhe Juri, të gjithë ne ‘do të jemi plotësisht të pajisur për çdo vepër të mirë’ teksa zbatojmë parimet e Biblës në jetën tonë.—2 Timoteut 3:16, 17.

Tabelë kronologjike

  1. 16 korrik 2021

    Ngrihet një çështje penale kundër Jurit, si i dyshuar për organizim të aktiviteteve të një organizate ekstremiste

  2. 22 korrik 2021

    Jurit i kontrollojnë apartamentin

  3. 24 korrik 2021

    Jurit i vendosin kufizime për udhëtimin

  4. 1 nëntor 2021

    Olegut i kontrollojnë apartamentin

  5. 2 nëntor 2021

    Olegut i vendosin kufizime për udhëtimet

  6. 12 shkurt 2022

    Kundër Olegut ngrenë akuza penale dhe e përfshijnë në të njëjtën çështje

  7. 14 mars 2022

    Kundër Nikolait ngrenë akuza penale dhe e përfshijnë në të njëjtën çështje

  8. 15 mars 2022

    Kundër Andreit ngrenë akuza penale dhe e përfshijnë në të njëjtën çështje

  9. 10 gusht 2022

    Nis procesi penal