1 TETOR 2021 | PËRDITËSUAR MË 29 GUSHT 2023
RUSI
PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Pesë vëllezër janë të vendosur të qëndrojnë besnikë pavarësisht nga përndjekja
Më 28 gusht 2023, Gjykata e Krahinës së Promishlinit në Orenburg shpalli fajtorë vëllezërit Vladimir Koçnëvi, Vladislav Kolbanovi, Pavel Lekoncjevi, Sergej Logunovi dhe Nikolaj Zhugini dhe i dënoi me vënie në provë. Dënimet variojnë nga 2 vjet e 6 muaj deri në 3 vjet e 6 muaj. Për momentin nuk u kërkohet të futen në burg.
Tabelë kronologjike
1 mars 2021
Më shumë se një vit pasi çështja iu kthye zyrës së prokurorisë, nisën seancat gjyqësore në Gjykatën e Krahinës së Promishlenijt në Orenburg
14 janar 2020
Çështja penale i rikthehet zyrës së prokurorisë për shkak të natyrës së paqartë të akuzës
3 gusht 2018
Vladimirin e liruan nga një qendër paraburgimi pas 79 ditësh dhe e kaluan në arrest shtëpie
16 maj 2018
Autoritetet kontrolluan shtëpitë e 19 familjeve në rajonin e Orenburgut. Vladimirin dhe Vladislavin i çuan në një burg të përkohshëm. Tri ditë më vonë, Vladislavin e kaluan në arrest shtëpie
14 maj 2018
Drejtoria Investigative e Komitetit Hetimor të Federatës Ruse për rajonin e Orenburgut ngriti një çështje penale kundër pesë vëllezërve
Të dhëna
Edhe pse beteja për besimin e tyre vazhdon nga më se tre vjet, duket qartë se vëllezërit tanë janë të vendosur t’i qëndrojnë besnikë Jehovait. Po ashtu, duket qartë edhe se Jehovai po vepron me besnikëri ndaj tyre.—2 Samuelit 22:26.