Kalo te përmbajtja

Nga e majta në të djathtë: vëllezërit Juri Kolotinski, Mihail Reshetnikovi dhe Anatoli Sariçevi

27 MARS 2024 | PËRDITËSUAR MË 13 MAJ 2024
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Vëllezërit janë të sigurt, të përgatitur dhe me një qëndrim pozitiv

PËRDITËSIM—VËLLEZËRIT TANË I SHPALLIN FAJTORË | Vëllezërit janë të sigurt, të përgatitur dhe me një qëndrim pozitiv

Më 13 maj 2024, Gjykata Krahinore e Leninskit në Barnaul, Territori i Altait, shpalli fajtorë vëllezërit Juri Kolotinski, Mihail Reshentikov dhe Anatoli Sariçev dhe e dënoi secilin me 2 vjet e 3 muaj vënie në provë. Për momentin nuk duhet të futen në burg.

Të dhëna

U jemi mirënjohës këtyre vëllezërve që na lënë shembuj të tillë besimi e qëndrueshmërie. Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i ndihmojë, sepse i do dhe nuk mund t’i harrojë.—Psalmi 25:10.

Tabelë kronologjike

  1. 25 maj 2021

    Ngrihet çështja penale kundër Mihailit

  2. 27 maj 2021

    Mihailit i kontrollojnë shtëpinë. Atë dhe Antoninën i marrin në pyetje. Mihailit i vendosin kufizime për udhëtimet

  3. 6 tetor 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Anatolit dhe Jurit, e cila bashkohet me çështjen e Mihailit

  4. 7 tetor 2022

    Anatolit dhe Jurit u vendosin kufizime për udhëtimet

  5. 19 janar 2023

    Fillon procesi penal